Aktualitet

Video/ Kur ministrja inauguronte hotelin luksoz të Valdrin Pjetrit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:17 - 08/08/19 |
ro ot

Valdrin Pjetri, aktualisht Prefekt i Shkodrës, pret të marrë detyrën e kryebashkiakut të Shkodrës. Ai ishte kandidat i vetëm i PS-së në votimet e 30 qershorit, ndërsa Partia Demokratike ka kërkuar zyrtarisht nga prokuroria të verifikojë figurën e tij me dyshimet se është arrestuar dhe dëbuar nga Italia në vitin 2001. Këtë të dhënë Pjetri nuk e ka deklaruar në formularin e Dekriminalizimit.






Por përpos karrierës në administratë shtetërore, ku arriti majat në 2018 si drejtor i Hipotekës (ZRPP), pakkush e di se z. Pjetri është dhe pronar i një hoteli luksoz në periferi të Tiranës, zona e Farkës. Për këtë ka dëshmi të sakta. Në “youtube” është video e inaugurimit të hotel “Privilege” në vitin 2017, ku merr pjesë dhe ministrja e Ekonomisë e asaj kohe, Milva Ekonomi.


 

Në pamjet shihet Valdrin Pjetri në cilësinë e administratorit që shëtit ministren nëpër ambientet e hotelit dhe shprehet se ka bërë një investim bashkëkohor. Sakaq, Ekonomi shprehet se është privilegj për të që merr pjesë në promovimin e këtij biznesi.



Ndërkohë në CV zyrtare Valdrin Pjetri shkruan se në vitin 2017 mbante detyrën e Drejtorit të Sherbimeve në Ministrinë e Mbrojtjes.



*Më poshtë: Regjistrimi në QKR i biznesit, ku ortakë janë vëllezërit Valdrin dhe Dritan Pjetri; CV-ja zyrtare e Valdrin Pjetrit dhe inaugurimi i Hotelit Privilege në zonën rezidenciale të Farkës.

1


Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas