Sheshi para Kuvendit kthehet në një zonë lufte.
Bomba molotov nga ana e protestuesve dhe gaz lotsjellës nga ana e policisë.
Kjo është ajo që po ndodh përpara ndërtesës së Parlamentit të Shqipërisë. Krahas kësaj, protestuesit po hedhin edhe fishekzjarrë në ajër.
Pjesa më e madhe e protestuesve janë zhvendosur nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit. Përpara ndërtesës së Parlamentit ndodhet kreu i PD-së, Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe ish-kryeministri Sali Berisha.