Lideri i Çeçenisë, i njohur si aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, i ka dhënë një vogëlushi një makinë luksoze si dhuratë pasi ai bëri 4105 pompa.
Pesëvjeçari i quajtur Rakhim Kurayev i mori çelësat e makinës Mercedes pasi bëri pompa për 2 orë e 25 minuta.
Edhe pse është në kopsht, ai njihet si Shvarcenegeri i Çeçenisë.
Makina ka një vlerë rreth 35 mijë euro.
Kadyrov e drejton me grusht të hekurt Çeçeninë pas trazirave që ndodhën në këtë vend dhe pas konfliktit me Rusinë.
Ai tashmë është mik i Putin dhe thotë se bëjnë palestër sërish bashkë.