Aktualitet

VIDEO/ “Linkolni i blinduar i Olsit”, Bardhi insiston: Pse nuk verifikohet?





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 19:57 - 12/02/20 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka përsëritur pyetjet tashmë të njohura, që i bën prej dy ditësh. Pse nuk verifikohet makina luksoze, Linkoln, e blinduar, e Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit?


“Mbarë opinioni publik ka mësuar që vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama, posedon një makinë luksoze, “Lincoln” të blinduar, e cila përdoret herë pas here edhe nga Kryeministri.



Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai duhet të përgjigjet:
– Pse nuk ndalohet për verifikim nga OFL dhe pse nuk e bllokohet makina e blinduar e Olsi Ramës?
– Pse vëllai i Kryeministrit është mbi ligjin dhe për të nuk vepron Urdhri nr. 1834/1, datë 06.11.2019 i Policisë së Shtetit?
– Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?”, shkruan Bardhi.


Sekretari i Përgjithshëm i PD, po ashtu, ka publikuar një video ku shfaqet Rama që ngjitet në makinën Linkoln, dhe më tej, deklaratat e Ramës ku thotë se nga kontrollohet nuk do të shpëtojë askush.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas