Bota

Video/ Liverpool mbret i futbollit, fiton Champions League






               Publikuar në : 22:57 - 01/06/19 |
Nga Mirgen Çela

Liverpool triumfoi përballë Tottenham me rezultatin 0-2 në finalen e madhe të Champions League, ndeshje e cila u zhvillua në stadiumin “Wanda Metropolitano”. Të kuqtë luftuan për të gjashtin titull, dhe e arritën suksesin. Salah ka kaluar në minutën e ‘2  në avantazh Liverpool-in.  Ishte Mane që mori një penallti me një aksion në zonë dhe Salah nuk gaboi nga 11 metërshi. Goli vendimtar i fitores së Liverpool u shënua nga Origi në minutën e 88′.


Mendoj se nuk është e rëndësishme të thuhet para ndeshjes se kush është favorit, kjo duhet treguar në fushë”, tha trajneri Kloop para ndeshjes, dhe Liverpool vërtet e tregoi veten.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 0-1. Pjesa e dytë vijoi me më shumë emocione. Rezultati  ndryshoi në minutën e 88′, ku Origi i dhuroi Liverpool-it Champions Leaguen me rezultatin 0-2. Tottenham pati plot shanse për të shënuar por e pafat për ta çuar topin në rrjetën e “The Reds”. Një finale e gjitha angleze, përmbylli një sezon të paharrueshëm të UEFA Champions League.

***

Finalja e dytë në histori mes dy skuadrave angleze

Kjo është finalja e dytë mes dy skuadrave angleze. Për herë të parë, dy skuadra nga Anglia u përballën me njëra-tjetrën në finalen e ‘Champions League’ në vitin 2008, kur Manchester United fitoi me penallti ndaj Chelsea.

Tottenham është skuadra e 8 angleze që arrin në një finale të ‘Champions League’, ndërsa për Liverpool-in, kjo ishte hera e 21-të që paraqitet në një finale të një kompeticioni europian. Gjithashtu, është hera e 3-të që arrin finalen në dy sezone radhazi.

Momenti kur Salah shënon golin e artë për Liverpool

Momenti kur Origi shënon në minutën e 88′

Lexo edhe: Finale si kjo vjen “një herë në jetë”/ Dy histori fantastike

Lexo edhe: Çfarë tha Kloop para ndeshjes

Lexo edhe: Finalja e madhe/ Qindra fluturime shtesë nga Anglia në Madrid

Salah scores from the spot

Liverpool fans

Lexo edhe:

Champions/ Tifozja superbombë ndërpreu pak sekonda ndeshjen

 

 

 

 


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas