Sport

Video/ Lojtari i Sevillas bën për spital talentin e Liverpool







               Publikuar në : 10:43 - 22/07/19 |
mapo.al

Miqësoret e verës zakonisht luhen për të provuar lojtarë e skema, si dhe për të parë gjendjen fizike të lojtarëve. Megjithatë, duket se te Sevilla e kanë marrë më shumë seriozisht sesa duhet fazën përgatitore, sepse miqësorja kundër Liverpool në Amerikë dukej si një finale Botërori. Ndërhyrje të egra, betejë për çdo top dhe faulle me shumicë, disa prej tyre brutale.


E pësoi më keq nga të gjithë mbrojtësi i ri i Liverpool, Yasser Larouci, i cili në një aksion sulmues u ndal në një faull brutal nga mbrojtësi francez Joris Gnagnon.

Një ndërhyrje nga pas, pa kuptim, që e bëri për spital të riun e Liverpool, ndërsa nuk kishin ndonjë vlerë fjalët e Gnagnon pas ndeshjes, pasi mbrojtësi kërkoi falje, mes nervozizmit në kampin e The Reds. /TeleSport.Al/

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas