Mesa duket makthet për sulmuesin brazilian nuk kanë të sosur. Si fillim incidenti me tifozin gjatë finales së kupës PSG-Rennes. Më pas trajneri i Brazilit i hoqi shiritin e kapitenit, akuzat për përdhunim dhe publikimi i videove me modelen. E sikur të mos mjaftonin këto, në sfidën mes Brazilit dhe Katarit, ylli i PSG-së ka dëmtuar kaviljen. Mes lotësh dhe me paterica, Neymar largohet në këtë mënyrë nga grumbullimi. Në miqësoren kundër Katarit, Brazili fiti me rezultatin e pastër 2-0 falë golave të Richarlison dhe Gabriel Jesus.