Aktualitet

VIDEO/Luçiano Boçi denoncon bllokimin e Elbasanit: Regjimi nuk shpëton dot





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:46 - 18/05/20 |
mapo.al

Ish-deputeti i PD-së Luçano Boçi, ka denoncuar bllokimin e Elbasanit ditën e sotme. Sipas Boçit, policia ka bllokuar lëvizjen nga Elbasani në Tiranë, duke u penguar qytetarëve lëvizjen.


Denoncimi i Luçiano Boçit:


Për të parë tmerrin që ka pushtuar regjimin e Ramës nga reagimi qytetar, nuk mjaftojnë vetëm pamjet e vrerosura të kalorësit të çmendur të apokalipsit historik e kulturor. Ai lexohet mirë me dhunën dhe arrogancën e policisë së partisë.


Grahmat e fundit kanë hyrë në fazën e numërimit mbrapsht. Me urdhër të grahmave të tij dhe sot, megjithëse është dita e hapjes së madhe, është bllokuar përsëri rrethrrotullimi i Bradasheshit, Elbasan në drejtim të Tiranës.


Regjimi kërkon oksigjen nëpërmjet terrorit dhe marrjes së asaj pak lirie të njerëzve, pasi i ka grabitur çdo gjë tjetër. Por përballja s’ka për të vonuar dhe vdekja që Rama kërkon të mbjellë, do ta marrë me vete në fatin e tij politik, të volusor tashmë në rrënojat e kazmës së tij ndaj historisë e demokracisë.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas