Manchester City ka mposhtur Liverpulin me penallti me rezultatin 5-4, duke fituar kështu kupën “Community Shield”. Gini Wijnaldum goditi i dyti në radhët e “Të kuqve”, duke mos arritur të shënojë, humbje që i kushtoi shumë Liverpulit.
Raheem Sterling dhe Joel Matip shënuan golat në kohën e rregullt, në atë që ishte një lojë mahnitëse në Wembley Stadium.
Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp nxorën në fushë formacione të forta.
Loja filloi me një ritëm të ashpër, me Mohamed Salah që humbi një mundësi të artë në fillim të takimit, por e “pësoi” pasi 4 minuta më vonë Sterling hapi takimin duke kaluar “Qytetarët” në avantazh.
Pjesa e parë u mbyll me “The Citizens” në avantazh, por në të 78′ Joel Matip barazon duke rikthyer shpresën te “The Red’s”.