Ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini i ka shpallur luftë mafies, emigracionit të paligjshëm dhe çdo gjëje që dëmton interesat e italianëve.
Sot ai ka vizituar një fermë në Suvignano, në Monteroni d’Arbia (Siena) që i është konfiskuar mafies në vitin 2007.
Salvini është zhytur në pishinën e fermës dhe e ka shijuar shumë këtë moment. E ka komentuar si një “kënaqësi e dyfishtë”.
Fotot dhe videot janë postuar edhe nga ai vetë në faqen e tij në “Facebook” ku i ka dhënë një paralajmërim të fortë mafias, skafistëve dhe emigrantëve kriminelë.
“Luftë mafies, një impenjim që do i dedikoj çdo energji timen, me çdo mjet të nevojshëm! Bashkë me ju nga Toscana e mrekullueshme. Për mafiozët argëtimi mbaroi! Tani duhet të tregojmë që Shteti është më i fortë.
Do më pëlqente që në fund të udhëtimit, të kujtohesha si dikush që më shumë se të tjerët ka luftuar Camorra-n, Ndrangheta-n dhe mafian, duke u impenjuar të shkoj në çdo rrugë dhe rajon”,- shkruan Salvini në “Facebook”, ku ka postuar një video rreth 14 minuta.
Nuk i ka mjaftuar e shkruara, me zë dhe figurë ministri i Brendshëm italian i është betuar mafies se nuk do ta lërë të qetë. Ai thotë se do provojë t’iu sekuestrojë edhe mbathjet që kanë veshur. Për Salvinin skafistët dhe mafiozët janë njësoj, nuk mungojnë edhe fjalët e pista drejtuar atyre.
Madje ministri i Brendshëm italian ka edhe një mesazh për ata që shkruajnë në mure “Vdis Salvini”.
HaHaHa… me fjale shkohet edhe ne Mars per “pushime” sipas nje film me kartona te 1990.