Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në një fshat të Indonezisë. Në pamjet e publikuara në internet, shihet një majmun duke lëvizur me biçikletë, që më pas e lëshon atë dhe e tërheq zvarrë për pak sekonda një vajzë të vogël.
Majmuni afrohet te një grua me tre fëmijë. Ai më pas e kap vajzën e vogël dhe fillon ta tërheqë nëpër rrugicë, duke u munduar ta rrëmbejë, shkruan “Daily Mail”.
Për fat të mirë, një burrë i afrohet dhe e frikëson. Kështu, majmuni e lëshon vajzën dhe largohet. Fëmija i frikësuar shihet duke u kthyer te nëna duke qarë.
Përdoruesit e rrjetit Twitter janë shprehur shumë të habitur me sjelljen e kësaj kafshe, që nuk është e njohur për rrezikshmëri apo agresivitet të madh ndaj njerëzve.
1
Etiketa: femija, majmuni, rrëmbimi