Interi i Luçiano Spaletit vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat teksa ka mposhtur Kaljarin me rezultatin 2-0. Lautaro Martinez dhe Politano shënuan golin e parë me fanellën zikaltër duke siguruar fitoren e tretë radhazi në Serinë A.
Spaleti preferoi ta linte ne stol kapitenin Ikardi në këtë sfidë, për të qenë i freskën në ndeshjen e Champions-it ndaj PSV. Vendin e tij e zuri Martinez, i cili e shpërbleu më së miri këtë shans.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, ndërsa në të dytën zikaltërit hipotekuan gjithçka. Kaljari provoi të shënonte me Desenën, por goli u anulua nga VAR për prekje të topit me dorë.
Pas fitores së sotme, Interi u ngjit në kuotën e 13 pikëve, duke u renditur përkohësisht në vendin e 4-t. Sfidën e radhës skuadra nga Milano do ta luajë në transfertë ndaj SPAL.