Aktualitet

Video/Me 100 km-h, vendosi makinën ‘pilot-automatik’ dhe fjeti gjumë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:39 - 09/09/19 |
mapo.al

Një shofer i cili po drejtonte një makinë tip ‘Tesla’, duket se u “mposht” nga gjumi ndërkohë që makina ecte me 100 km/h.

Në video shihet qartë shoferi i cili ka ulur kokën dhe po dremit, po ashtu edhe pasagjerja. Mesa duket makina është vendosur në pilot-automatik, gjë që bën të mundur lëvizjen e makinës pa ndërhyrjen e shoferit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se shoferi duhet të flejë.

Ngjarja dramatike ka ndodhur në një nga rrugët e Massachusetts, dje në orën 15:00 me orën lokale. Pamjet filmike, shokuese, janë kapur nga Dakota Randall, një gazetar sportiv nga Brigton.






1













Etiketa: , , ,

Pas