Aktualitet

Video/ Me libra në kokë, nxënësit improvizojnë një situatë tërmeti në Tiranë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:55 - 09/12/19 |
mapo.al

Pas 13 ditësh pushimi për shkak të termetit, disa prej nxënëseve sot rifilluan mësimin. Por ka edhe shkolla të dëmtuara që nuk janë hapur sot.


Oborrit të gjimnazit “Andon Zako Çajupi” në Tiranë i është kthyer gjallëria. Pas 13 ditësh pushim për shkak të tërmetit që tronditi vendin nxënësit i janë kthyer mësimit. Ndërsa nxënësit e klasës se dytë në shkollën 9-vjeçare “Sabahudin Gabrani” i gjetëm ndërsa po mësonin se si të reagojnë në rastin e një tërmeti. Ata shihen në pamje teksa vendosin librat në kokë e më pas dalin jashtë në rresht. Situatat e përjetuara më 26 nëntor dhe ndjesitë për moshatarët e ndodhur në vështirësi të vegjlit i treguan në klasë përmes vizatimeve dhe kartolinave.


Shkolla 9-vjeçare “Sabahudin Gabrani” sipas drejtueses së saj nuk ka pësuar dëme serioze. Drejtoresha Asatasi Keri thotë se “shkolla nuk ka pësuar dëmtime, përveç disa plasaritjeve në papafingo e cila është me gips”.


Ndryshe nisi dita në shkollën nëntë vjeçare “Emin Duraku”. Një pjesë e prindërve kanë kundërshtuar fillimin e mësimit në këtë godine. Sipas tyre ajo nuk paraqet siguri.



Instituti i Ndërtimit më 3 dhjetor ka konstatuar se tërmeti i ka shkaktuar dëmtime në strukturë dhe ka kërkuar pezullimin e aktivitetit deri ne kryerjen e riparimeve të nevojshme.
Aktualisht tek ‘Emin Duraku’ është mbyllur vetëm godina e klasave të fillores. Mësimi vijon në ndërtesen e nëntë vjeçares

Disa prinder kanë firmosur një peticion drejtuar Ministrisë së Arsimit. Ata thonë se nuk do të çojnë fëmijët në këtë shkollë deri sa t’u vihet në dispozicion certifikata e sigurisë për gjendjen e fizike të godinës.

Ndërsa gjimnazi “Sami Frashëri” nuk i hapi dyert për nxënësit e tij këtë 9-dhjetor. Shiritat e sigursë si në këtë ndërtesë do të vijojnë të rrethojnë mbi 30 shkolla në zonat e goditura nga tërmeti deri në riparimin e plotë të dëmeve. abcnews.al


Etiketa: ,

Pas