Thursday, March 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

VIDEO/ La Tiranën për biznesin në Bjeshkët e Tropojës, 64-vjeçari me lopatë në dorë: Nuk na hapin rrugën nga bora

by mapo.al
16/12/2021
in Aktualitet, Kryesore, Sociale, Video
0

Edhe pse Shqipëria është një vend me resurse të jashtëzakonshme natyrore si në verë ashtu edhe në dimër, vëmendja dhe investimet nga ana e autoriteteve janë inekzistente. 

MAPO sjell dëshminë e një 64-vjeçari që ka lënë Tiranën prej dy vitesh dhe punon si kuzhinier në një restorant në Velisht, Bjeshkët e Tropojës.



Reshjet e borës aty kanë filluar në ditët e fundit të nëntorit dhe rruga është e vështirë për t’u kaluar.

Kuzhinieri ka dalë vetë me lopatë në dorë në orët e para të mëngjesit dhe punon për hapjen e rrugës, ndërsa më pas do t’i duhet të kthehet në kuzhinën e restorantit për të përgatitur mëngjesin dhe drekën.

Ai akuzon Bashkinë e Tropojës se pavarësisht nga kërkesat e të zotëve të hotelit nuk ka dërguar qoftë edhe një fadromë të vetme për hapjen e rrugës 4 km të gjatë nga qyteti i Bajram Currit në Bjeshkë. Prezenca e borës vështirëson mbërritjen e turistëve çka dëmton biznesin.

Ja si shprehet ai:

“E shikoni njerëz se çfarë po bën? Unë në moshën time 64-vjeç burrë, kam ardhur nga Tirana, kam dy vite që punoj kuzhinier në një biznes këtu në Velisht, bjeshkët e Tropojës. Dal dhe hap rrugën nga bora, në mënyrë që biznesi jonë të mos shkojë drejt falimetimit pa na ardhur njerëz. Sepse klientela me këto rrugë të pahapura nuk vijnë dot, veç me tank mund të vijnë. Nuk kemi ndihmië nga Bashkia e Bajram Currit, për 4 km rrugë për të bërë një xhiro njëherë në javë fadroma, nuk vjen fare. Kemi bërë kërkesat tona, por nuk reagojnë. Të dal vetë, të bëj detyrën e kuzhinierit si dhe të dal të hap edhe rrugën këtu, është e vështirë për moshën time. Larg qoftë të na ndodhë ndonjë fatkeqësi, të jesh sëmurë, si do të shkosh në qytet. Nuk shkon dot?

E dyta, kam që në 30 nëntor që duhet të kisha bërë vaksinën e dytë, që është detyrim nga shteti dhe për të mbrojtur shëndetin, por nuk shkoj dot se nuk të ccon rruga. Bashkia është shumë indeferente, nuk na ndihmon. Na ka kthyer kurrizin dhe shohin vetëm karrigen e tyre. Në këto dy vite që jam këtu, në dimër gjithmonë jemi lutur që të na hapin rrugë dhe nuk kanë ardhur. Këta djem që kanë ngritur biznesin kanë paguar vetë për të hapur rrugën. Të paguash taksën dhe bashkia nuk ndihmon, turp kush e dëgjon.

Më shumë na janë gjendur njerëzit privatë, kundrejt pagesës. Bora do të bjerë si kudo, por ta mirëmbash këtë rrugë për të punuar dhe për t’i bërë reklamë këtij biznesi të turizmit në Bjeshkët e Tropojës, janë këta djem që e kanë bërë këtë. Bashkia nuk jep asnjë krah, as të majtët as të djathtët, kaq të paaftë janë këta.

Duke qenë se janë djem të rinj, kanë lënë qejfin e Tiranës dhe kanë ndërtuar këtë biznes këtu prej tre vitesh. Jetojnë dhe punojnë pa problem dhe pa mëdyshje se u lodhën apo jo nga mëngjesi e deri në darkë. Paguajnë taksat dhe të gjitha detyrimet. Edhe plehrat nuk i hedhim këtu në këtë zonë kaq të bukur, por i ngarkojmë në makinë dhe i dërgojmë në qytet, pavarësisht se paguajnë taksën e plehrave. Kjo është Bashkia e Bajram Currit”.

Tags: Bjeshkët e Tropojësbllokohet rrugareshje borerestorantitropojeVelishtVideo

JU SUGJEROJME

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
Kryesore

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

30/03/2023
25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh

29/03/2023
Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
Economi

Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension

29/03/2023
Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë
Kryesore

Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë

28/03/2023
Next Post
Veliaj dhe Rama inspektojnë shkollat “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri”

Veliaj dhe Rama inspektojnë shkollat “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
  • Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
  • 25 VITE MË PARË/ CIA vjen në Tiranë
  • Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In