Policia e Shtetit ka filluar që prej mbrëmjes së djeshme verifikimet si dhe shoqërimin e atyre personave që protestuan dje për taksën në rrugën e Kombit.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në profilin e tij në Facebook, një video të marrë nga kamerat e brendshme të një lokali ku shihet ndërhyrja që bëjnë forcat speciale brenda ambjenteve të këtij lokali dhe që ushtrojnë kontroll ndaj të rinjve të cilët ishin aty.
“Ish-Ja bastisjet banditeske te Narkopolicise ne lokalet e Kukesit!
Shikoni videon dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Doktor ja nje fakt se ç’far ka ndodhur dje ne ore 3 te mengjesit ne Kukës,te njejten gje kan bere edhe ne familjet kuksjane”, shkruan Berisha teksa ka postuar dhe videon.