Mbrëmjen e sotme (e premte) ora 20:00 opozita e bashkuar zhvillon protestën e 9-të kombëtare përpara kryeministrisë.
Lulzim Basha që mbrëmë qetësoi qytetarët duke deklaruar se janë marrë masat që protesta të shkojë qetësisht dhe se ai vetë do jetë aty me vajzat dhe gruan.
Ndërsa sot përmes një video mesazhi bën thirrje:
“Të gjithë bashkë sonte në orën 20:00, si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa! #ShqipëriaSiEuropa”
Në mesazhin video, Basha rendit të gjithë arsyet se pse shqiptarët e bashkuar duhet të ndalin qeverinë e ardhur me krimin, me ndihmën e krimit dhe për të qeverisur me krimin.
“Kriminelë në qeveri dhe parlament. Banditë në krye të bashkive. Hajdutë votash dhe banda në policinë e shtetit. Qeveria e krimit i ka përdhosur shqiptarët. Lukunia e hienave u demaskua . Shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre nuk ja vret dot kush të ardhmen”.