Aktualitet

Video-mesazhi i ambasadorit Soreca: Evropa është histori e fillimeve të reja














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:07 - 09/05/21 |
mapo.al

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca iu është bashkuar mesazheve në kuadër të Ditës së Europës.






Përmes një video-mesazhi, Soreca theksoi se viti që po lëmë pas ishte i vështirë për të gjithë për shkak të covid, ndërsa nënvizoi ndihëm e madhe që BE ka dhënë për këtë pandemi për vendin tonë.


Soreca tha se Europa është një histori e fillimeve të reja.





“Të dashur miq, sot është dita e Europës. Unë ndodhem këtu në Veri të Shqipërisë, për të nisur disa takime që do të zhvillohen në mbarë vendin. Viti që po lëmë, nuk ka qenë si asnjë tjetër më parë. Pandemia na preku në të gjitha aspektet e jetës.



Shumë prej jush kanë pësuar vështirësi ekonomike dhe humbje e njerëzve të dashur. Në të njëjtën kohë, kemi parë shembuj të shkëlqyer qëndrueshmëri dhe mbështetje. Ato çaste kanë zbuluar bujarinë e atyre që kanë ndërhyrë për të ndihmuar.


Gjithmonë në situata më të vështira kupton se kush të mbështet. Europa është një histori e fillimeve të reja. Edhe kjo është ajo çka Europës, përfshirë dhe Shqipërinë, i duhet tani. T’i japë fund pandemisë dhe të formësojë një fillim të ri për të gjithë europianët.

Kjo është përgjegjësia jonë e përbashkët. Ne duhet ta kapërcejmë këtë krizë të gjithë së bashku dhe të ofrojmë në fillim të ri për të ardhmen e qytetarëve europianë. Që nga shpërthimi i pandemisë, BE-ja ka qenë krah për krah me Shqipërinë për të përballuar krizën shëndetësore dhe ekonomike.

“Askush nuk është i sigurt pa qenë të gjithë të sigurt” është thirrja jonë e përbashkët për veprim. Brenda një viti, BE i ka dhuruar Shqipërisë më shumë se 4 mln euro pajisje spitalore. Spitalet shqiptare tashmë janë në një gjendje shumë më të mirë se sa një vit në parë.

Dua të shpreh mirënjohje për punën e bërë nga stafi mjekësor dhe ndihmësmjekësor shqiptar përgjatë këtij viti shumë të vështirë. Faleminderit edhe një herë të gjithëve për përkushtimin, mirënjohje për përpjekjet mbresëlënëse.

BE ka dhuruar gjithashtu më shumë se 50 milionë euro për të ndihmuar bizneset e vogla dhe bashkitë si dhe për të mbështetur trajnimet, në mënyrë që të rinjtë shqiptarë të gjejnë punë në vendin e tyre. Më pas, para një muaji, ne disbursuam gjithashtu 90 milionë eurot e para të ndihmës sonë makro-financiare.

Në delegacionin e BE në Shqipëria kemi punuar të të mundësuar një dhurim të përgjithshëm prej më shumë se 230 milionë eurosh për të ndihmuar Shqipërinë për pandeminë. Qëndruam përkrah Shqipërisë.”, tha Soreca.

Lexo edhe :  FBI shqiptare nis punën javën tjetër, SHBA-BE: Do mbështesim 28 hetuesit

39


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas