Aktualitet

Video/ Mjafton Ramos, Reali vendos një dorë te titulli





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:21 - 05/07/20 |
mapo.al

Real Madridi ka tuar një ndeshje mjaft të vështirë në transfertë kundër Athletic Bilbaos me rezultatin 0-1.


Temperaturat e larta dhe lodhja nga ngjeshja e kalendarit ndikoi te futbollistët e të dy skuadrave.


“Los Blancos” nuk arriti të krijonte mundësitë e duhura dhe të rrezikonte seriozisht portën kundërshtare.


Vendasit nga krahu tjetër menduan më shumë për mbrojtjen se sa për sulmin. Ndeshja ishte bllokuar krejtësisht, ndërsa duhej të vinte minuta e 73′ që të zhbllokohej.


Marcelo toi një penallti që u kthye në gol nga mbrojtësi. Kapiteni shënoi penalltinë e 22 radhazi në kampionatin spanjoll.

Deri në fund të takimit nuk kishte asnjë gol tjetër. Reali ton një transfertë të vështirë dhe vendos një dorë te titulli. La Liga do dhe 4 javë të mbyllet dhe kundërshtarët e madrilenëve janë krejtësisht të kalueshëm sepse do të përballen me Alaves, Granada, Villarreal dhe Leganes.

Momentalisht, “Los Blancos” kanë 7 pikë diferencë nga Barca në pritje të sdës së katalanasve.

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas