Supermodelja e njohur, Kendall Jenner ka nisur të shoqërohet me shqiptarët që jetojnë në Amerikë dhe na ka përshëndetur me një video të vogël.
“Përshëndetje Zvicër, përshëndetje Shqipëri”, është video që po qarkullon në rrjete sociale.
Kendall Jenner është një nga modelet më të mira të Victoria’s Secret dhe ndër më të paguarat në botë, që ka ndikim të madh në botën e modës.
Nuk është hera e parë që një pjesëtare e familjes së madhe Kardashian dhe Jenner përshëndet shqiptarët. Ato kalojnë shumë kohë me grimierët e famshëm, Mario Dedivanovic dhe Ariel.
Kujtojmë se një video e Kim Kardashian duke thënë shqip “Sa bukur Mario” u bë virale në një kohë të shkurtër.