Supermodelja Kendall Jenner duket se është shqetësuar nga truproja kur po përpiqej të bënte një fotografi të bukur në Met Gala.
22-vjecarja është filmuar duke shtyrë një prej meshkujve që ruan sigurinë e personave të famshëm, ndërkohë që po pozonte para fotografëve në tapetin e kuq të Muzeut Metropolitan. Duket sikur do ti thojë: “Zhduku nga fotografia ime!”
Pamjet kanë ngjallur shumë debate, ku një komentuese shkruajti në Twitter: “Kush mendon se është? A e shihni të gjithë si e shtyn djalin e sigurisë?”
Edhe pse shkëlqeu me veshjen dhe paraqitjen e saj, Kendall Jenner u gjykua për këtë veprim pasi truproja ishte me kurriz dhe nuk e vuri re që ajo po pozonte.
https://youtu.be/njxNzGMVla0