Aulona Musta është një nga moderatoret më të ndjekura të ekraneve shqiptare. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan me të gjithë ndjekësit e saj detaje të ndryshme nga jeta private. Herë pas here u përgjigjet edhe pyetjeve të shumë fansave.
Ajo shkakton shumë debate me postimet e saj dhe ua ka marrë dorën shumë mirë. Së fundmi Aulona ka publikuar një video ku shfaqet pas palestre duke bërë një kërcim sensual dhe TWERK me këngën e saj të preferuar. Ajo ka marrë shumë komente si pozitive, por edhe negative.