Aktualitet

VIDEO/ Momente gëzimi në Bejrut, vajza e vogël gjendet e gjallë mes rrënojave








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:57 - 06/08/20 |
mapo.al

Një vajzë e vogël u gjet e gjallë në Bejrut pasi kaloi 24 orë nën rrënoja. Në kryeqytetin Liban është kaluar një mbrëmje e furishme në kërkimin e personave të zhdukur nën rrënojat e shkaktuara nga shpërthimi i fuqishëm.


Përmes dritës së pishtarit, ekuipazhi i shpëtimit duket teksa po largon rrënojat nga koka e vajzës, e cila fatmirësisht u gjet e gjallë.


Ministri i Shëndetësisë raportoi se nga shpërthimi kanë vdekur të paktën 135 persona, megjithëse kjo shifër pritet të rritet, dhe 5,000 janë plagosur.


Të afërmit e njerëzve të zhdukur janë futur nëpër rrënoja për të kërkuar të dashurit e humbur. Mëngjesin e sotëm një burrë u nxorr i gjallë nga rrënojat e një ndërtese apartamentesh.


Ndërkohë, qytetarë të tjerë të dëshpëruar filluan kërkimet për të dashurit e tyre në internet dhe në spital, pasi dhjetëra njerëz u raportuan të zhdukur. Midis tyre ishin punëtorë në portin ku ndodhi shpërthimi dhe një zjarrfikës, që u dërgua të shuante flakët në momentin e parë të ndezjes së zjarrit, përpara se të ndodhte shpërthimi i madh.



Etiketa: , , ,

Pas