Gazeta Mapo ka siguruar video nga momentet e para të aksidentit tragjik sot në Fushë-Krujë, ku një makinë opel është përplasur fatalisht me një kamion të tonazhit të rëndë. Si pasojë, një pasagjere, 40 vjeçare ka mbetur e vdekur në vend, ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë.
Video që ka siguruar Mapo tregon momentin kur kalimtarë mundohen t’u japin ndihmën. Më pas, vjen edhe ambulanca.
Dëshmitarët tregojnë se ndihma e specializuar ka ardhur me shumë vonesë, edhe pse aty në zonën ku ka ndodhur aksidenti, nuk janë larg qendrat shëndetësore.
1
Etiketa: aksidenti tragjik, Fushë-Krujë, Video