Aktualitet

VIDEO e atentatit dje në Vlorë/ Ja momenti kur ikin autorët






               Publikuar në : 11:59 - 11/05/19 |
mapo.al

Publikohet një video e kamerave të sigurisë që ka kapur momentin e largimit të autorëve të dyshuar të atentatit ndaj Inez Hajrullahut, 27 mvjeç, mesditën e së premtes në Vlorë. Në video, shihet makina ‘Land Rover’ teksa largohet nga një rrugë dytësore pas atentatit ku mbeti i plagosur një person.




Policia e Vlorës dyshon se brenda mjetit janë tre persona të dyshuar si autorë. Policia e Vlorës ka shoqëruar 20 persona në lidhje me atentatin ndaj Inez Hajrullah në Lungomare. Policia po heton në disa pista por ende nuk ka asnjë person të identifikuar si autor i ngjarjes. Dyshohet se në atentat morën pjesë tre persona, të cilët u larguan me makinën që u gjet e djegur. Në zonën ku ndodhi atentati ka pasur prani të shtuar të forcave të policisë gjatë natës.

tentati ku mbeti i plagosur aksidentalisht një person, dyshohet se kishte si objektiv Inez Hajrullah, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal të përfshirë në dosjen e zhdukjeve të bujshme në qytetin bregdetar. Ai u sulmua në zonën e Lungomares, pranë një kompleksi që njihet në pronësi të Edison Harizajt, i ashtuquajtur “kumbari” ose “faqedjeguri”, i vrarë në Durrës.

Burimet thanë se ai u vu në qendër të një sulmi të koordinuar nga dy grupe personazh që udhëtonin me makina të ndara. Para lokalit në zermër të Vlorës, ata shkrepën breshëri kallashnikovi por objektivi ka arritur të shpëtojë. I plagosur mbeti një kalimtar i identifikuar si Dajko Cenodemaj, i cili ndodhej në zonë për kafe. Më pas makinat janë larguar me shpejtësi. Mjeti i autorëve, një fuoristradë me targa të falsifikuara u gjet nga e djegur në Babicë të Vogël. Brenda sipas burimeve u gjetën edhe armët e zjarrit kallashnikov të dyshuara që u përdorën për sulmin.

LEXO EDHE:

“Far West” në Vlorë, si i shpëtoi atentatit të dytë 27-vjeçari

Djali i biznesmenit: Kush ishte objektivi i atentatit në Vlorë

“Far-West” në Vlorë, plagoset kalimtari, shpëton objektivi (Detajet)


Etiketa: , , ,

Pas