Një autobus që po transportonte turistë gjermanë është rrëzuar në ishullin Madeira të Portugalisë, duke bërë që të humbin jetën 29 persona dhe duke plagosur 28 të tjerë, sipas autoriteteve lokale.
Autobusi, në të cilin po udhëtonin 55 persona, u rrëzua nga një kodër e pjerrët, në një kthesë në lindje të kryeqytetit Funchal dhe përplas në një shtëpi, tha kryebashkiaku lokal Filipe Sousa për kanalin e lajmeve kabllore SIC.
Të vdekurit janë 18 gra dhe 11 burra, një prej të cilëve vdiq më vonë në një spital.
Ministri i Jashtëm portugez Augusto Santos Silva tha se raportet paraprake që ai kishte marrë i treguan se të gjithë të vdekurit ishin gjerman.
Por Tomasia Alves, kreu i spitalit Funchal tha se jo të gjitha viktimat ishin identifikuar dhe refuzuzoi të konfirmonte kombësinë e të vdekurve.
Pedro Calado, nënkryetar i qeverisë rajonale të Madeiras, tha në një konferencë shtypi se të plagosurit, përfshirë shoferin portugez dhe një udhërrëfyes lokal, të cilët u dërguan në një spital. Gjithashtu asnjë fëmijë nuk ishte midis të vdekurve dhe të plagosure.