Kronika

VIDEO/ Momenti kur autorët qëllojnë me kallashnikov drejt hotelit në Tushemisht








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:48 - 08/08/20 |
mapo.al

POGRADEC – Kamerat e sigurisë të hotelit në Tushemisht kanë filmuar momentin kur dy autorët të maskuar dhe me motor, hapin zjarr ndaj automjeteve të parkuara. Ngjarja ka ndodhur në orën 5 të mëngjesit të sotëm te hotel “Voloreka”


Një person zbret nga motori dhe me armën kallashnikov qëllon drejt makinave të pushuesve dhe hotelit. Pas të shtënave, autorët largohen me shpejtësi me motor.



Për ngjarjen policia nuk ka ende asnjë të dyshuar, ndonëse janë marrë në pyetje familjarët dhe pronari  i hotelit J. Muçllari. Ky i fundit thotë se është alarmuar nga të shtënat, ndërsa shton se po i rrezikohet jeta. 100 plumba janë qëlluar nga kallashnikovi drejt makinave dhe hotelit.


Mësohet se ky është atentati i dytë brenda javës që i bëhet pronarit të hotelit. Atentati i parë ka ndodhur më 1 gusht, ku shënjestër ka qenë djali i pronarit.

Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen ka qenë një konflikt pronësie në vendin ku është ndërtuar hoteli në Tushemisht.

LEXO EDHE: 

U qëllua 100 herë drejt automjeteve dhe hotelit/ Detaje të rënda nga ngjarja në Tushemisht


Etiketa:

Pas