Të tjera pamje hedhin dritë mbi atë ç’ka ndodhi pasditen e sotme përpara parlamentit. Syri.net ka publikuar momentin kur polici mbush disa here hedhësen e gazit dhe madje e drejton nga lideri demokrat Lulzim Basha.
Të shumtë janë qytetarët, gazetarët dhe politikanët që ankohen se janë helmuar nga gazi që hodhi policia ndaj protestuesve, që dyshohet se ka qenë në sasi shumë të madhe. Gazi është shpërndarë në shumë rrugë të Tiranës, dhe jo vetëm në sheshin ku protestohej.