Kronika

Video/ Momenti kur policia arreston Ilir Xhepajn, i përfshirë në vrasjen e Laçit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:36 - 28/06/20 |
mapo.al

Gazeta Mapo ka siguruar momentet e arrestimit të 33-vjeçarit Ilir Xhepaj në Tiranë, të dyshuar si një nga bashkëpuntorët e vrasjes së Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në Laç.


Pas vrasjes mbrëmjen e 30 majit në Laç, ai fshihej në Tiranë, në zonën e Unazës së Re ku u vu në pranga nga policë të veshur civilë.


Ilir Xhepaj u lokalizua pasi ishte vendosur në përgjim telefoni i bashkëshortes së tij. 2 ditë më parë ai e ka telefonuar atë me një numër që nuk nuk ishte ne emrin e tij.


Kjo ka bërë që policia të zbulojë vendin ku fshihej 33-vjeçari. Ai mbrëmjen e djeshme kishte lënë për të takuar një person që jepte banesa me qira, pasi donte të siguronte një banesë ku do fshihej.


33-vjeçari rezulton si njëri ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të Eduart Lamajt, në vrasjen e dy biznesmenëve në Laç. Emri I tij u zbulua pasi Eduart Lamaj tregoi shokët, ku përmendi edhe emrin e Ilir Xhepajt.

Por pas arrestimit, Xhepaj ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje. Ai ka thënë se i njeh personat që mund të kenë kryer vrasjen, por ai nuk ka qenë me ata natën që ndodhi ekzekutimi. I riu ka theksuar se do flasë më shumë në një moment të dytë.

Ilir Xhepaj ishte në kërkim nga policia pasi qëlloi me armë ndaj Zef Markut në Laç, ngjarje e ndodhur më 15 maj të këtij viti. Po kështu 33-vjeçari ishte dënuar më herët për plagosje me armë në Kurbin dhe grabitje në Fushë-Krujë dhe cilësohej si person me rrezikshmëri të lartë.


Etiketa: ,

Pas