Andi Maloku, 30-vjeç shoferi i prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja është më i dëmtuari nga breshëria e plumbave që u derdhën gjatë atentatit të djeshëm tek mbikalimi i Shkozetit.
Maloku që më parë ka qenë punonjës policie i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe sot mjekët thonë se është më i stabiluar, por sërish mbetet në gjendje kritike për jetën.
“AbcNews” ka publikuar pamjet, kur 30-vjeçari mbërriti në spitalin e Traumës mbrëmjen e djeshme.
Sakaq në spitalin e Durrësit, ndodhet prokurori Ndoja që është në gjendje të mirë, po kështu edhe Landi Muharremi që gjithashtu është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë për atentatin:
“Ne aksin rrugor Durrës-Tiranë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, rreth orës 16:30, në afërsi të vendit të quajtur ‘Mbikalimi i Shkozetit’ kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 333 ZD, e për pasojë janë plagosur shtetasit Aleksandër Laho , 48 vjeç, Arjan Ndoja , 44 vjeç dhe Andi Maloku , 30 vjeç. Shtetasi Andi Maloku është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën. Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli”.
Pamje të tjera: Momenti kur nëna e Malokut shkon në spital
Pamje të tjera: Momenti kur të plagosurit nxirren nga makina