Kronika

Video/ Momenti kur shoferi (tashmë i arrestuar) i furgonit, godet me shpulla dy nxënës…





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:37 - 06/10/18 |
mapo.al

‘BalkanWeb’ ka siguruar momentet kur shoferi i furgonit që transportonte nxënës në Dibër, dhunon dy prej fëmijëve. Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për ‘Balkanweb’ se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, ndërsa ata që kanë filmuar aktin e rëndë kanë qenë vet nxënësit.


Në pamjet në fjalë shihet se si shoferi i mjetit godet me shpulla një djalë, ndërsa të tjerët shohin skenën.


Por ai nuk mjaftohet me kaq, pasi nis të godasë dhe një tjetër fëmijë më të vogël në trup, i cili ishte duke qeshur, gjë që ka acaruar edhe më shumë shoferin.


Ky i fundit thuhet se ka qenë i dehur, ndërkohë që pak pas ngjarjes është shoqëruar në polici.


Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Etiketa: , , ,

Pas