Bota

Video: Momenti tronditës kur deputetja mëson se i kanë vrarë vajzën





               Publikuar në : 12:15 - 10/11/18 |
mapo.al

Një deputete meksikane shpërtheu në lot dhe ulërima gjatë një seance parlamentare, pasi mori një telefonatë ku e informuan se i kishin vrarë vajzën.


Carmen Medel Palma mësoi se vajza e saj, Valeria Cruz Medel, 22 vjeç, ishe qëlluar nëntë herë teksa po bënte palestër.



59-vjeçarja nuk e mban fare veten, teksa kolegët tentojnë ta ngushëllojnë.


Seanca e parlamentit u shty.

Mësohet se studentja e mjekësisë ishte vrarë gabimisht, pasi e kishin ngatërruar me të dashurën e një mafiozi.

Dy persona janë arrestuar në lidhje me ngjarjen.

Vala e vrasjeve në Meksikë ka shkaktuar deri më tani 21.283 viktima, rreth 20 përqind më shumë se një vit më parë.

<
>
deputetja deputetja1 deputetja2


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas