Kryesore

VIDEO/ Skuadra dhe media apelon: “Mos dëboni kampionët shqiptarë”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:12 - 28/03/19 |
ro ot

Televizioni “France 3” i kushton një kronike te zgjeruar, dy fëmijëve shqiptarë, motër e vëlla që premtojnë të ardhme të suksesshme në sportin e xhudos. Por për fat të keq, familja e tyre është e detyruar të largohet nga Franca pasi nuk u aprovua azili. Për qendrimin e tyre në Francë ka apeluar dhe klubi i sportit të xhudos Saint-Martin-d’Hères.






Xhensila 15-vjeç dhe vëllai i saj më i vogël Nikoll 11-vjeç janë nxënës të shkëlqyer. Por motër dhe vëlla përveçse janë nxënës shembullore, ata merren edhe me sportin e xhudos në Francë. Sipas trajnerit të tyre ata mund të jenë kampionët e ardhshëm.


Nikoll tashmë është kampion rajonal, i zgjedhur për kampionatin francez që do të mbahet në Qershor. Dhe Xhensila do të marrë pjesë në kampionatit francez të xhudos.

Lexo edhe :  Pediatri: Në dy vitet e para fëmija nuk duhet të shohë as televizor






Por motër e vëlla mund të largohen, pasi OQTF ka paraqitur një urdhër dëbimi që nga dhjetori i viti 2018 ndaj familjes shqiptare.




Ata e apeluan vendimin e Prefekturës në Gjykatën Administrative. Seanca gjyqësore ndaj familjes do zhvillohet këto ditë.



Por klubi i sportit të xhudos Saint-Martin-d’Hères ka dëlë në mbrojtje të dy kampionëve.

Klubi ka shkruar një letër në të cilën thuhet: “mirësia dhe mirësjellja e këtyre dy fëmijëve është në përputhshmëri me rregullat e klubit. Ndonëse me origjinë të huaj, ata flasin frëngjisht rrjedhshëm dhe e nuk kanë problem të integrohen”.

1


Etiketa: , , , , , , , ,

Pas