Turistja austriake Adelhat Wolper u gjet pas 9 orësh kërkime në pyllin e Llogarasë.
Por ajo u surprizua pasi policia i dhuroi një tufe me lule në momentin e gjetjes.
Kanë qenë orët e vona të natës, ku pas shumë përpjekjesh 45 vjeçarja u gjet në mes të pyllit. Ajo falenderoi forcat e policisë për ndihmën që i dhanë.
Turistja austriake: Shumë mirë.
Polici i dhuron lule: Urdhëro!
Turistja austriake: Faleminderit, shumë mirë. Policia më e mirë. Ato ishin të mbrekullueshëm. Më shpëtuan jetën. Jam shumë e lumtur.