Liverpooli dhe Roma janë dy skuadrat e para që presin një biletë për në gjysmëfinalen e UEFA Champions League.
Pas fitores 3-0 një javë më parë, “The Reds” fituan dhe takimin e dytë, me të besuarit e Jurgen Kloop që fituan me përmbysje 2-1 ndaj Manchester City.
Golit të Gabriel Jesus në minutën e 3-të iu përgjigjën Salah e Firminho në fraksionin e dytë, duke e dërguar në 5-1 rezultatin e përgjithshëm dhe duke pretë një biletë për në fazën tjetër.
Spektakolare ka rezultatuar takimi në “Olimpico” aty ku Roma ka përmbysur gjithçka në shtëpi, duke “asfaltuar”Barcelonën me rezultatin e thellë 3-0.
Pavarësisht humbjes 4-1 në takimin e parë, verdhekuqtë e gjetën forcën për të reaguar, duke fituar takimin e kthimit për të qënë ata një prej katër skuadrave më të mira.
Që do të ishte një takim i vështirë për katalanasit u pa që në minutën e 6-të, pasi e panë vetën në disavantazh të një goli. Ishte boshnjaku, Edin Dzeko që tundi rrjetën e Ter Stegen, përpara se De Rossi, e Manolas të bënin të njëjtën gjë dhe të dërgonin në 4-4 rezultatin e përgjithshëm dhe për të qënë italianët në fazën tjetër, pas golit në fushën kundërshtare.
LIVE Roma-Barcelona 2-0 (Xheko 6′, De Rosi (p) 57′, Manolas 82′)