Vedat Muriqi vijon të mahnisë me paraqitjet e tij te Fenerbahce.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës shënoi një dopietë personale vetëm në pjesën e parë ndaj Kasimpasa, duke i dhënë kryesimin 2-1 Fenerbahce.
Ish lojtari i Teutës në Kategorinë Superiore shndërroi në gol dy penallti, duke u ngjitur përkohësisht në kuotën e 7 realizimeve në kampionat.
Momentalisht, kjo fitore i jep kryesimin momental, Fenerbahce, që pas 11 javësh kampionat numëron 20 pikë.
Vedat Muriqi’nin ikinci penaltı golü!
pic.twitter.com/nPsvzRcKkw— ahmetgunesofficial 🇹🇷 (@tweetingahmet17) November 8, 2019