Alvaro Morata ka marrë një vëmendje të madhe nga mediat në përfundimit të finales së fituar nga Çelsi ndaj Mançester Junajtid. Sulmuesi u fut në fushë vetëm në minutat e fundit të takimit, por në dhomat e zhveshjeve, ai tregoi gjithë entuziazmin e tij për fitoren e trofeut.
Siç raportohet nga Metro, Morata ka bërtitur “ivamos ostia! iQue chupen pola!”, që përkthehet “Ec aty! Të na e marrin në g**ë!” Pjesa e Morata-s është në minutën 10:30.