Një parukiere nga qyteti i Fierit është ndarë nga i fejuari i saj. Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, shkak për ndarjen është bërë pikërisht një punonjëse e re, e cila ka bërë për vete burrin e parukieres.
Gazetari tha se, burri i ka kërkuar të fejuarës ta heqë nga puna ndihmësen e re, por ajo nuk ka pranuar.
“Një parukiere ka punësuar një ndihmëse dhe në mbrëmje i fejuari i saj i dërgonte në shtëpi të dyja.
Nuk vonoi shumë dhe punonjësja ka bërë për vete burrin, ai i ka kërkuar ta heqë nga puna, por ajo nuk ka pranuar dhe i ka thënë se ajo i bën punën. Dhe pak kohë më pas burri është ndarë nga e fejuara”,- raportoi gazetari./tvklan.al/