Një ndeshje spektalore ka qenë ajo mes Romës dhe Napolit në Serinë A, ku nuk kanë munguar as golat e shumtë. Napoletanët kaluan të parët në avantazh që në minutën 2-të me Milik. Në fund të pjesës së parë Roma barazon rezultatin me një penallti të kthyer në gol nga Perotti. Festa e Romës nuk zgjati shumë pasi Napoli e ka thelluar edhe më rezultatin duke shënuar në pjesën e dytë edhe 3 gola të tjerë. Pas fitores së Atalantës 1-2 ndaj Parmës, Roma kalon në vendin e 6-të me 47 pikë ndërsa Napoli mbetet në vendin e 2-të me 63 pikë.