Manchester City i dha sonte lamtumirën champions league në fushën e tij, pasi u ndalua nga Totenham. Ka qene një natë e zjarrtë, një luftë e vërtetë ku u shënuan 7 gola. Deri në minutën e 59 ishte City i kualifikuar, me rezultatin 4 me 2. Por ngushtoi Lorente për miqtë, në 4 me 3. Në minutat shtesë vjen goli i Sterling, por që u anullua pas verifikimit me Var, një moment që do ketë shumë debate në vijim. Në fund, me rezultatin 4 me 3, por me Totenham qe ka fituar ndeshjen e parë 1 me 0, Manchester City ndalet dhe vijon aventurën ekipi londinez.
/MAPO.AL/
Momenti kur Tottenham shënon ndaj Cityt
/MAPO.AL/