Në “Cosmos Arena” të Samarës po luhet ndeshja mes Kosta Rikës dhe Serbisë, ku të dyja skuadrat janë thuajse të një niveli dhe do të kërkojnë 3 pikët e para në grup. Në pjesën e parë, të dyja skuadrat kanë kërkuar me ngulm golin, ku Serbia ka rrezikuar më shumë portën e mbrojtur nga Keilor Navas por që në fund asnjëra skuadër nuk ka arritur të shënojë.
Kosta Rika vjen në këtë Botëror për të bërë surprizën e radhës pas asaj në Brazil, ndërkohë që Serbia kërkon të rikthehet në arenën ndërkombëtare pas mungesës në Euro 2016. Sytë e tifozëve por jo vetëm janë mbi yllin e Lacios, Sergei Milinkoviç-Saviç.
Rezultati LIVE
Kosta Rika-Serbi 0-1
Shënues: 56’Kolarov
Formacionet zyrtare:
Kosta Rika: Navas, Kalvo, Duarte, Gonzalez, Akosta, Gamboa, Ruiz, Borges, Perez, Vanegas
Trajner: Oskar Ramirez
Serbia: Stojkoviç, Ivanoviç, Milenkoviç, Tosiç, Kolarov, Matiç, Milivojeviç, Tadiç, Milinkoviç-Saviç, Ljajiç, Mitroviç
Trajner: Mladen Krstajiç