Një velere rrezikoi të mbytej në ujërat tona mbrëmjen e së shtunës. Ajo mbeti mes dallgëve pranë Kanalit të Korfuzit, pasi kishte pësuar një defeket. Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se velera “Sea Shell” me flamur amerikan ishte nisur nga Dubroniku me destinacion Sarandën. Duke lundruar, në hyrje të Kanalit të Korfuzit pësoi defekt në motorra dhe dha sinjalin e emergjences.
“Roja Bregdetare angazhoi motovedeten P-03 dhe P-05 të Flotes Detare. Pas rënies në kontakt, velera u rimorkiua për në portin e Sarandes duke bërë të mundur shpëtimin e velieres dhe tre personave që ndodheshin në bord”, bëri të ditur ministria.
Kapiteni dhe dy personat e ekuipazhit janë me shtetësi të Izraelit, përkatësisht kapiten Tsafrir Lederman dhe Mosche e Liana Navot.
/Mapo.al