Aktualitet

Video në TikTok duke kërcyer me kufomën, kritika të ashpra për infermierët





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:38 - 01/05/20 |
mapo.al

Disa infermierë të cilët kanë postuar në TikTok një video ku shihen duke kërcyer, në të njëjtën kohë që mbajnë një kufomë të futur në qese me etiketën COVID-19, janë kritikuar ashpër në internet.


Katër infermierët nuk janë identifikuar, nuk dihet se në cilin spital punojnë dhe nuk është e qartë nëse kufoma është e vërtetë.


Videoja ngjan shumë me meme-t që qarkullojnë në rrjetet sociale me funeralet në Ganë, ku ata që mbajnë arkivolin e bëjnë këtë gjë duke kërcyer.


Por, ka pasur edhe nga ata që këtë video e kanë parë si një simbolikë të luftës së fituar të stafit mjekësor me koronavirusin. Ata thonë se kufoma përfaqëson COVID-19, ndërsa infermierët po e përcjellin. A2



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas