Kryesore

Tirana nën pushtetin e ujit, përmbyten rrugët gjatë natës (VIDEO)







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:25 - 26/09/20 |
mapo.al

Reshjet e shiut me intensitet të lartë gjatë natës, kanë sjellë përmbytje të kryeqytetit. Shumë rrugë kryesore në Tiranë janë mbuluar nga uji, duke e bërë të vështirë e madje edhe të pamundur qarkullimin e mjeteve.


Pamjet tregojnë gjendjen e disa prej rrugëve kryesore në Tiranë, si ajo e “Elbasanit”, “Rruga e Kavajës”, Rruga e Durrësit”, “Don Bosco”, “Myslym Shyri”, dhe “Rruga e Barikadave”.


Pavarësisht se kjo ka qenë një situatë e paralajmëruar, duket se autoritetet e mirëmbajtjes së rrugëve në Tiranë, kanë qenë të papërgatitura për përballimin e kësaj situate.



Situata është shfaqur më e normalizuar orët e mëngjesit, me ndalimin e reshjeve. Megjithatë, Tirana vijon të vuajë problematikën e përmbytjeve të rrugëve kur ka reshje.


Dje, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bëri një njoftim zyrtar 5 prefekturave në vend për situatën që pritet të shkaktohet nga moti i keq.


AKMC, agjencia në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, konkretisht u ka bërë shkresë prefekturave Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër.

AKMC shpjegon se sipas IGJEUM, në veri perëndim dhe jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu. Zonat që rrezikojnë të preken më shumë janë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe dhe Kruja.

Reshjet e shiut dhe stuhitë mund të bëhen shkak për përmbytje në disa prefektura në dy ditët në vijim. AKMC iu bën apel prefekturave për masa të menjëhershme parandaluese dhe vënien në gatishmëri të strukturave operacionale.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas