Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

VIDEO: Neonazisti i transmetoi vrasjet në internet

by mapo.al
09/10/2019
in Bota, Kryesore
0

BILD

Sulm mbi një sinagogë në lagjen Paulus në Halle të Gjermanisë. Së paku dy persona u ekzekutuan nga atentatori. Mbi godinë ai hodhi edhe lëndë shpërthyese.



Për orë të të tëra, policia mbajti frymën, forcat speciale mbërritën në ndihmë, stacioni hekurudhor në Halle u bllokua. Edhe 15 kilometra më tutje u dëgjuan krisma. Një fshat u izolua plotësisht.

Rreth mbrëmjes u bë e qartë: sulmi ishte kryer nga një person i vetëm. Neonazisti 27-vjeçar, Stephan B. e transmetonte krimin e tij të tmerrshëm në internet. Pamjet tregonin se si mbërriti para sinagogës, arsenalin e armëve dhe municioneve, si e instaloi eksplozivin dhe si u përpoq të qëllonte për të hapur derën e përparme, por kjo nuk funksionoi.

Videoja tregon edhe vrasjen e një gruaje, e cila po kalonte në skenën e ngjarjes krejt normalisht, por u ekzekutua gjakftohtësisht. Meqenëse autori nuk pati sukses në sinagogë, ai hipi në makinë dhe u ndal në një restorant qebabi. Krejt i akullt, aty vrau një tjetër person. Pasi doli nga restoranti, u kthye sërish dhe qëlloi disa herë mbi kufomën. Aty pati një shkëmbim të shkurtër zjarri me policinë.

Më pas, rreth orës 13:30 u nis drejt një servisi makinash në një fshat pranë. Pasi zbriti nga makina, kërkoi një mjet tjetër. Një nga tre punonjësit i tha se nuk kishin. Vrasësi pa një taksi përpara ofiçinës dhe tha: ‘Ja ku qenka’.

Nisur nga ky dialog, aty mbërriti një person i katërt, një elektricist, që mesa duket punonte aty afër. Ai i tha vrasësit: ‘Nuk do ta marrësh’. Agresori hapi zjarr edhe ndaj tij. Elektricisti u plagos, një helikopter e solli në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Neonazisti u arratis më pas me taksi në autostradën A9. Në një kryqëzim ai mori rrugën për në B91. Në Vershen, taksia e tij u përplas me një kamion. Për shkak të këtij aksidenti, ai u arrestua më në fund.

Krimi ndodhi në Yom Kippur (dita e pajtimit), festa më e rëndësishme hebreje, e cila vjen pas një periudhe agjërimi.

“Sipas të dhënave paraprake, mendojmë se është një sulm antisemit,” tha ministri i Brendshëm, Horst Seehofer.

Tags: GjermanineonazistisinagogasulmiVideovrasje

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
Kryesore

Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike

09/03/2023
Next Post
Shpërndante drogë afër shkollave, pranga 41-vjeçarit në Vlorë

Shpërndante drogë afër shkollave, pranga 41-vjeçarit në Vlorë

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In