Aktualitet

Video nga Piramida e Tiranës, Rama: Qendra më e madhe e inovacionit në rajon














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:50 - 03/09/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin sotëm me energji rinore dhe teknologji, duke publikuar pamje nga krijimi i projektit me inovator në Ballkan, Piramidës.






Kryeministri shpreson se me finalizimin e qendrës, ëndrrat e të rinjve plot pasion për teknologjinë do të bëhen realitet.


“Jam tepër e apasionuar pas teknologjisë dhe me inspektimin e këtyre punimeve shoh që është diçka e mirëorganizuar dhe mezi pres që të hapet”, shprehet një vajzë e re.







“Unë kam zgjedhur 4 disiplina, graphic design, 3D modeling, animation dhe film making. I kam zgjedhur këto pasi më pëlqen ana artistike e teknologjisë”, tregon një djalë.



“Më pëlqen projekti që po zhvillohet këtu, është vërtet kreativ dhe i ndihmon të rinjtë që të zbulojnë në fusha të ndryshme dhe të kenë mundësi të zhvillojnë idetë e tyre”, tha një tjetër.

Lexo edhe :  Sulmet e 11 shtatorit/ Mesazhe nga Rama, Basha dhe Meta


Projekti synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa të jetë e arritshme nga të gjitha anët. Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit.

Programet që do të ofrohen janë: animacion, zhvillimi i lojërave, kinematografia, web design, muzikë, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelimi 3D, programim, robotikë, grafika e lëvizjes, fotografi dhe media e re.

Postimi

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me vullnetin që planet e këtyre të rinjve plot pasion për teknologjinë, t’i bëjmë një realitet të ri shqiptar, ku Piramida si qendra e inovacionit e teknologjisë digjitale më e madhja në rajon, të jetë një pasqyrë kuptimplotë e këtij transformimi, ju uroj një ditë të mbarë🙏
***një projekt arkitektonik i studios së famshme hollandeze MVRDV🤝 ”, shkruan kryeministri në rrjetin e tij social.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas