Ishte paralajmëruar nga opozita para pak ditësh dhe u bë realitet sot.
Të rinjtë e Partisë Demokratike u mblodhën në Surrel, ku vendosën një tra në mënyrë simbolike.
“Në Surrel tek trau më i ri, ashtu siç i pëlqen Edi Ramës,” shkruan kreu i FRPD, Belind Këllici.
Të rinjtë kanë bllokuar rrugën ku kalon kryeministri Edi Rama.
Ky i fundit jeton prej disa kohësh në Surrel, një fshat në periferi të Tiranës.