Forca të shumta policie që prej orëve të para të mëngjesit po zhvillojnë një operacion të madh në Nikël të Krujës për ndalimin e personave të dyshuar.
Në aksion marrin pjesë Forcat Speciale, FNSH dhe RENEA. Në pikat kyçe u vendosën edhe snajperë për të parandaluar ndonjë rezistencë nga personat që do u ushtrohej kontroll.
Deri tani sipas të dhënave janë ndaluar 11 persona, emra të njohur për policinë, të konsideruar si të rrezikshëm. Pjesëmarrja e forcave të shumta të policisë dhe prania e tyre në rrugët e Niklës e Krujës të kujton ndërhyrjen e 5 viteve më parë në Lazarat.
Mes të ndaluarve mësohet se janë shtetasit Flamur Haka, i konsideruar si person i rrezikshëm dhe person i kërkuar nga policia; Marenglen Haka, Bedri Haka, Durim Bami, Valter Bami dhe Ylli Cangu (kunati i vëllezërve të Durim e Valter Bamit).