Aktualitet

VIDEO/ Një ditë para ndeshjes Florian Marku tmerron kundërshtarin






               Publikuar në : 20:05 - 12/07/19 |
mapo.al

Sportisti shqiptar i arteve marciale Florian Marku, nesër do të ketë ndeshjen e radhës me Tommy Broadent. Marku i cili tashmë ka famë botërore, ka bërë matjet zyrtare përpara ndeshjes. Florian Marku peshoi 66 kilogramë ndërsa Tommy Broadbent 66.2 kg.


Gjatë momentit të matjeve Floriani ka bërë një veprim sikur do ta godasë kundështarin me kokë duke e bërë atë të dridhet. Vetë Marku e ka postuar këtë video në Facebook ku shkruan: “Fjalët tek unë s’kanë vlerë, s’më trembet syri jo nga ky por edhe tmë sjellësh 5 të tjerë si puna e këtij. Nesër është ndeshja, ju pres të gjithëve në O2 Arena të bëjmë pak zhurmë”,-shkruan Marku.

Dueli do të zhvillohet nesër mbrëma në Angli në sallën O2 Arena. Deri më tani ai nuk njeh asnjë humbje në sportet e arteve marciale të përziera.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas