Një mjegull e fortë, e pahasur më parë, është shfaqur papritur sot në plazhin e Velipojës, duke shtangur pushuesit.
Reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet, ku nuk ka munguar edhe një lloj frike.
Fenomeni ndodhi në mesditë dhe zgjati disa minuta.
Mjegulla ishte mjaft e dendur dhe prindërit nxituan të nxirrnin fëmijët nga deti.
Pas pak minutash, çdo gjë iu kthye normalitetit.